Shoqata e Sigurimeve Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Shoqata është themeluar me qëllim të përmirësimit të Industrisë së Sigurimeve në Kosovë, të ndihmojë në stabilitetin e tregut të Sigurimeve, të ofrojë edukim për stafin e Kompanive të Sigurimit, si dhe për rritjen e resurseve njerzore në përgjithësi, në lëmin e sigurimeve. Prioritet tjetër i Shoqatës janë edhe organizimet e seminareve dhe konferencave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të merret me informimin e publikut për lëmin e sigurimeve në përgjithësi.

Aktivitetet e Shoqatës dhe qëllimet e saj janë të përcaktuara me statutin e saj dhe aktin e themelimit.

Anëtarësimi në Shoqatë është i hapur për të gjitha Kompanitë e Sigurimit të cilat marrin Liçensë për të ushtruar aktivitetin e tyre të sigurimeve në Kosovë.

Shoqata përfaqëson interesat e përgjithshme si dhe ato individuale të anëtarëve të saj.