Departamenti i Trajnimeve në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës

Departamneti i trajnimeve në kuadër të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës funksionon që nga themelimi i Shoqatës në vitin 2002.

Ky departament mirret me organizimin dhe mbajtjen e trajnimimeve dhe seminareve të ndryshme për stafin e Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara të operojnë në Kosovë. Në fillim ky departament ka filluar trajnimin e agjenteve të Kompanive të Sigurimit të cilët është dashur të liçensohen për të punuar me Kompanitë e Sigurimit, një veprimtari e cila vazhdon edhe në ditët e sotme.

Më vonë ky departament ka vazhduar edhe me organizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme për stafin teknik të Kompanive të Sigurimit, siq janë Departamenti i Dëmeve, Departamenti i Marrjes në Sigurim, Departamenti i Marketingut, Departamenti i Financave, Aktuaristika, etj.

Gjatë këtyre viteve të veprimtarisë së Shoqatës, Departamenti i trajnimeve ka zhvilluar mbi 20 trajnime dhe seminare të ndryshme për stafin e Kompanive të Sigurimit, në fushat e cekura më lartë, duke mos i përfshirë trajnimet e zhvilluara për agjentët të cilët kanë aplikuar për tu liçensuar si agjentë të një Kompanie.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, gjegjësisht departamenti i trajnimeve gjatë aktivitetit të saj disa vjeqar, si dhe gjatë organizimit dhe mbajtjes së trajnimeve dhe seminareve të ndryshme ka pasur nje bashkpunim mjaftë të sukseshëm me organizata të njohura ndërkombëtare, të cilat punojnë në fushën e Sigurimeve, posaqërisht në fushën e trajnimeve me qëllim të rritjes së resurseve njerzore dhe edukimin e personave në fushën e sigurimeve për tregun e Kosovës.

Organizatat me të cilat Shoqata ka një bashkpunim shumë të ngushtë në lëmin e trajnimeve dhe seminareve në fushën e sigurimeve janë me sa vijon:

  • Malta International Training Center – MITC, me qendër në Maltë
  • Chartered Insurance Institute – CII, me qendër në Londër
  • Financial Services Voluntary Corps – FSVC, me qendër në SHBA
  • Willis Re, me qendër në Londër

Trajnimet e organizuara nga Shoqata e Sigurimeve te Kosoves per tregun e sigurimeve te Kosoves, perfshine temat te cilat kryesisht kane te bejne me lamin e sigurimeve, edhe ate me sa vijon:

  • Financat dhe Kontabiliteti ne Sigurime
  • Principet e Sigurimeve
  • Tregu i Sigurimeve dhe Legjislatura
  • Marrja ne Sigurim
  • Trajtimi i demeve ne Kompanite e Sigurimeve
  • Produktet e Sigurimeve vullnetare, (duke perfshire: sigurimin nga zjarri, sigurimin KASKO te automjetit, sigurimin e prones, sigurimin e parave, sigurimin nga aksidentet personale, sigurimin shendetsor, sigurimin e transportit, sigurimin e te gjitha rreziqeve ne ndertim, etj.)
  • Shitja dhe Marketingu
  • Menaxhimi i Riskut
  • Risigurimet
  • Standardet Nderkombetare te Raportimit Financiar (IFRS), me theks Sigurimet
  • Mbikeqyrja e Sigurimeve nga Autoritetet perkatese
  • Aktuaristika ne Sigurime, etj.

Shoqata ne vazhdimesi ben organizimin e trajnimeve te tilla, lidhur me temat e siperpermendura por edhe per shume tema tjera te cilat jane te lidhura ne menyre direkte apo indirekte me lamin e Sigurimeve, per tregun e Sigurimeve te Kosoves, dhe stafin e Kompanive te Sigurimit, te cilat jane te licensuara te operojne ne Kosove.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, dhe departamenti i saj i trajnimeve po ashtu ka edhe një bashkpunim të ngusht me Shoqatën e Sigurimeve të Shqipëris, si dhe Organizata dhe Institute tjera të ndryshme të cilat punojnë në fushën e Sigurimeve.