140 mijë automjete të paregjistruara

3:05 / 02 Prill 2020

Bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike shihet se nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2019, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka arritur në 140 mijë, apo rreth 39 % e numrit të automjeteve të regjistruara në fund të vitit që lamë pas. Numri i madh i automjeteve të paregjistruara ka alarmuar edha Bankën Qendrore të Kosovës, pasi është njëri nga problemet që ia pamundëson Kosovës anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër

iSIGURIME

Gati 40 % e automjeteve sa llogaritet se qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës bazuar në të dhëna të publikuara nga mediat rezultojnë të jenë të paregjistruara. Numri në rritje i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë në masë të madhe dëmton buxhetin e shtetit, por edhe kompanitë e sigurimeve në vendin tonë, pasi që në bazë të ligjeve në fuqi këto në vazhdimësi duhet të kontribuojnë në fondin e sigurimit, fond ky i cili kompenson qytetaret të cilëve iu shkaktohen aksidente nga automjete të paregjistruara. Bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike shihet se nga viti 2010 e deri në fund të vitit 2019, numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë ka arritur në 140 mijë, apo rreth 39 % e numrit të automjeteve të regjistruara në fund të vitit që lamë pas. Numri i madh i automjeteve të paregjistruara ka alarmuar edha Bankën Qendrore të Kosovës, pasi është njëri nga problemet që ia pamundëson Kosovës anëtarësimin në Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Në vitin 2019 regjistrimin se vazhduan 44,816 automjete

Më tutje bazuar në të dhëna zyrtare të publikuara ditë më parë nga Front Online është parë se në vitin 2019, hiç më pakë se 44,816 automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin më tutje. Gjithashtu edhe gjatë vitit 2018 sipas të dhënave zyrtare regjistrimin nuk e kanë vazhduar 22,332 automjete, deri sa gjatë vitit 2017 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 14,300 automjete.

Më tutje referuar të dhënave zyrtare shihet se në vitin 2016, 9,267 nuk e kanë vazhduar regjistrimin, deri sa në vitin 2015, 9,675  automjete nuk e kanë vazhduar regjistrimin. Gjithnjë referuar të dhënave të publikuara nga media Online shihet se në vitin 2014, regjistrimin nuk e kanë vazhduar 12,670 automjete, në vitin 2013 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 11,671, në vitin 2012 regjistrimin nuk e kanë vazhduar 13,559 automjete, në vitin 2011 nuk e kanë vazhduar regjistrimin 1,060 automjete, deri sa në vitin 2010 regjistrimin nuk e kanë vazhduar181 automjete.

Automjetet e regjistruara

 Më tutje referuar të dhënave zyrtare shihet se numri i automjeteve të regjistruara në fund të vitit 2019 ka arritur në 356,114 automjete, deri sa në vitin 2018 numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 344,030 automjete. Në vitin 2017 sipas të dhënave zyrtare numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 334,508, deri sa në vitin 2016 numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 299,425. Në vitin 2015 sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike shihet se numri i automjeteve të regjistruara ka qenë 299,425, në vitin 2014 ka qenë 288,810 automjete, në vitin 2013 ka qenë 288,606 automjete, në vitin 2012 ka qenë 243,217 automjete, në vitin 2011 ka qenë 251,851 automjete, deri sa në vitin 2010 numri i automjeteve të regjistruara ka  qenë 179,682.

 Mazreku: Numri i automjeteve të paregjistruara shqetësues

 Në anën tjetër Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka thënë se referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike numri i automjeteve të paregjistruara në vendin tonë është tejet i madh e qer paraqet shqetësim edhe për industrinë e sigurimeve, pasi që sipas tij kompanitë e sigurimeve shpenzojnë shuma të konsiderueshme të parave për të kompensuar qytetaret që shkaktojnë aksidente nga automjete të pa siguruara. “Është momenti i fundit kur të gjitha Institucionet së bashku të kontribuojmë për të ndalur këtë dukuri të keqe nga e cila humb miliona euro buxheti i Kosovës, humbin miliona euro kompanitë e sigurimeve, por njëkohësisht rrezikohen edhe qytetaret pasi që këto automjete të paregjistruara mund të mos jene në rregull edhe në aspektin teknik, pasi që nuk iu janë nënshtruar kontrollit teknik të detyrueshëm” ka thënë Mazreku

Numri i automjeteve të regjistruara                        

Numri                  Viti

356,114                    2019

344,030                   2018

334,508                   2017

319,933                    2016

299,425                    2015

288,810                    2014

288,606                    2013

243,217                    2012

251,851                    2011

179,682                    2010

 

Numri i veturave të regjistruara e që nuk janë vazhduar tutje

Numri                  Viti

44,816                      2019

22,332                      2018

14,300                      2017

9,267                         2016

9,675                         2015

12,670                      2014

11,671                      2013

13,559                      2012

1,060                         2011

181                             2010

 

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com