150 mijë automjete të paregjistruara

10:01 / 25 Maj 2020

Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në një intervistë për Radio Televizionin “Dukagjini” ka treguar se aktualisht në Kosovë gjenden hiç më pak se 150 mijë automjete të paregjistruara. Sipas tij, kompanive të sigurimeve në Kosovë u bëhet padrejtësi e madhe, sepse ato për çdo vit mesatarisht paguajnë rreth 5 milionë euro dëme për automjetet e paregjistruara. Edhe drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku alarmon për numrin në rritje të automjeteve të paregjistruara

Aktualisht në Kosovë janë më shumë se 150 mijë automjete të paregjistruara. Këtë e ka thënë në një intervistë për Radio Televizionin “Dukagjini” guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti. Ai më tutje ka thënë se në vazhdimësi gjatë takimeve që ka pasur me ish ministra, por edhe në opinione publike, numrin e madh të automjeteve të paregjistruara e ka konsideruar si shqetësim. “Është një padrejtësi e madhe që i behët këtij tregu të sigurimeve në Kosovë. Sot janë 150 mijë automjete të paregjistruara, që shkon nga 25 deri në 30 % të numrit të përgjithshëm të automjeteve. Për dëmet që shkaktojnë këto brenda vitit kompanitë e sigurimeve paguajnë rreth 5 milionë euro. Deri më tash janë paguar mbi 44 milionë euro vetëm për automjetet e pasiguruara, pa marrë prej tyre asnjë prim” ka thënë Fehmi Mehmeti, guvernator i BQK-së. Ai më tutje ka bërë të ditur se nëse qytetaret janë vonuar në regjistrimin e automjeteve kanë paguar një gjobë prej 40 euro, e ku këto mjete janë derdhur në buxhetin e shtetit, por jo te kompanitë. Ai më tutje gjatë intervistës ka shpjeguar se kompanitë vetëm kanë paguar shuma të mëdha të dëmeve pa marrë asnjë cent të vetëm. Guvernatori Mehmeti po ashtu ka treguar se për një kohë të gjatë kompanitë janë dëmtuar duke paguar ekstra tatim mbi primin e shkruar bruto. “Tregu është me humbje 26 milionë, megjithatë kompanitë është dashur të paguajnë 5 milionë euro tatim. Po është rregulluar kjo, pasi që kem punuar shumë me drejtorin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku”, ka thënë guvernatori Fehmi Mehmeti, ra raportuar “iSIGURIME”

Mehmeti: Sigurimet, sektori më i prekur nga pandemia

Guvernatori BQK-së Fehmi Mehmeti ka bëre të ditur se sektori i sigurimeve është më i prekuri nga pendemia COVID-19. Sipas tij, numri i kontratave të sigurimeve ka rënë për diku 55%, e në anën tjetër vetëm gjatë tremujorit të parë janë paguar 13 milionë euro dëme. “Ne kemi kërkuar që numri i automjeteve të paregjistruara të zvogëlohet, por ai është vetëm duke u rritur. Qytetarëve u është dhënë mundësia që sigurimin ta bëjnë Online, iu është dhënë mundësia të dalin në automjete vetëm me polica të sigurimit. Ka një rënie të theksuar të sigurimit, por demet që shkaktojnë automjetet e pasiguruara kompanitë janë të obliguara t’i paguajnë. U bëjë thirrje qytetareve të mos dalin në rrugë me automjete të pasiguruara. Me siguri se dëmet që ata i shkaktojnë janë të detyruar t’i kthejnë, ato pagesa nuk do t’u falen, kompanitë do të ndjekin procese gjyqësore, gjë që është shumë e natyrshme që ato të kërkojnë atë që është e drejtë e tyre ligjore”, ka thënë ai. Më tutje guvernatori ka bërë të ditur se është mirë që kjo çështje të adresohet të instancat relevante, pasi që Kosova synon anëtarësimin në Këshillin e Byrove. “Në vitin 2011 është aplikuar që të anëtarësohemi në Këshillin e Byrove, tw gjitha kushtet janë plotësuar, por ka dalw pengesë që Kosova nuk është pjesë e OKB-së. Jemi duke shikuar modalitete që ta tejkalojmë këtë situatë” ka thënë ai.

Mazreku: Automjetet e paregjistruara barrë e rëndë për Industrinë

Edhe drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, alarmon për numrin në rritje të automjeteve të paregjistruara. Sipas tij, duke iu referuar të dhënave zyrtare, numri prej 150 mijë automjete ta paregjistruara është barrë shumë e rëndë për një sektor siç janë sigurimet. Ai mendon se të gjitha Institucionet duhet të bëjnë të pamundurën që të ulet ky numër, sepse dëmet janë të shumëfishta. “Nga mos regjistrimi i automjete shteti humb dhjetëra miliona euro në emër të taksave, humbin kompanitë sepse demet që shkaktojnë ato duhet të paguhen, por edhe rrezikohen qytetaret, pasi që ato automjete ta pasiguruara janë edhe të pa kontrolluara teknikisht”, ka thënë më tutje drejtori Mazreku.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com