ORARI PUNËS 08.00-16.00

MIRË SE ERDHËT

(038) 225 678

info@shs-ks.com

Sheshi Nene Tereza,

34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës

BQK: Asetet e sektorit të sigurimeve u karakterizuan me rritje të përshpejtuar

“Asetet e sektorit të sigurimeve gjatë TM3 2018 u karakterizuan me rritje të përshpejtuar, duke ndihmuar në rikuperimin gradual të këtij sektori nga gjendja financiare jo e favorshme e tij në vitet paraprake. Në TM3 2018, asetet e sektorit të sigurimeve u zgjeruan për 6.3 milionë euro dhe arritën vlerën prej 181.0 milionë euro në fund të periudhës, krahasuar me rritjen prej 3.3 milionë euro në TM3 2017”, thuhet në raportin e vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Më tutje aty thuhet se ecuria e gjithsej aseteve të sektorit reflekton zhvillimet në sektorin e sigurimeve ‘jo-jetë’, asetet e të cilave u shtuan për 4.1 milionë gjatë tremujorit të tretë. Edhe pse sektori ‘jetë’ ka peshë të vogël në asetet e përgjithshme të sektorit të sigurimeve, rritja e aseteve të tyre për 2.2 milionë euro ndikoi po ashtu në ecurinë pozitive të aseteve të sektorit.