ORARI PUNËS 08.00-16.00

MIRË SE ERDHËT

(038) 225 678

info@shs-ks.com

Sheshi Nene Tereza,

34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës

Mbi 400 mijë kundërvajtje në komunikacion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur po ashtu se gjatë vitit 2018 ka regjistruar mbi 400 mijë kundërvajtje në komunikacion. Sipas zyrës për media të Policisë së Kosovës, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ndërmarrin aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.
Në aspektin e parandalimit, vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit, Policia ka ndërmarrë këto masa:
Është implementuar projekti për siguri në trafik “Lëvizni të sigurt në trafik”. Përmes njësive të trafikut dhe stacioneve policore, janë shpërndarë fletëpalosje te pjesëmarrësit në trafik. Gjithashtu, projekti është promovuar edhe në rrejte sociale dhe media, përfshirë këtu edhe ligjëratat dhe diskutimet në institucione shkollore.
Po ashtu është implementuar projekti për siguri në trafik “Për një vit më të sigurtë në trafik”. Sipas policisë, projekti ka pasur për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë diasporën dhe shtetasit e huaj. Shpërndarja e fletëpalosjeve është bërë në të gjitha pikat kufitare dhe në tërë territorin e vendit.