ORARI PUNËS 08.00-16.00

MIRË SE ERDHËT

(038) 225 678

info@shs-ks.com

Sheshi Nene Tereza,

34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës

Viti sigurimeve

Gjatë vitit që lamë pas tregu i sigurimeve në Kosovë ka shënuar rritjen më të madhe në dekadën e fundit. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë vitit 2018, në raport me vitin paraprak, tregu i sigurimeve në vend është rritur për 6.89 për qind. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 6,027,426 euro, duke arritur shifrën 93,474,947 euro, derisa në periudhën janar – dhjetor 2017, tregu i sigurimeve kishte shënuar rritje prej 4.38% krahasuar me periudhën janar – dhjetor 2016. Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës, shihet se gjatë periudhës janar- dhjetor 2018 numri i kontratave arriti në 1.082.735 duke shënuar rritje me 5.23% krahasuar me janar – dhjetor 2017.