2,9 MILIONË EURO DËME U PAGUAN VETËM GJATË MUAJIT JANAR

3:01 / 26 Mars 2019

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë paguar dëm mbi 2,9 milionë euro, deri sa në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas shuma e dëmeve të paguara vetëm gjatë një viti kishte arritur rreth 43 milionë euro. ​

Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se kompanitë e sigurimeve që operojnë ne Kosovë janë duke paguar në vazhdimësi dëme, por sipas tij për industrinë e sigurimeve mbetet shqetësuese rritja e vazhdueshme e aksidenteve më dëme të vogla materiale, por me lëndime të rënda shëndetësore. ​

Mazreku më tutje thotë se tregu i sigurimeve në Kosovës është duke u rritur dhe zhvilluar nga dita në ditë, duke ndjekur kështu ​ funksionimin e industrisë sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com