Numri i kontratave ka rënë për 37,30 %

7:36 / 21 Shtator 2020

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) gjatë periudhës janar – korrik 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, numri i kontratave në sigurimin e jo jetës ka rënë për 37,30 %. Kjo rënie e shitjes si pasoje e pandemisë COVID-19 është më e madhja që nga konsolidimi i sektorit të sigurimeve e deri më tash.

Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës arriti në 429.144, duke shënuar rënie në masën 37.30% më pak se në periudhën e njëjtë janar-korrik të vitit 2019. Bazuar në të dhëna zyrtare të BQK-së shihet se kjo është rënia më e madhe e shitjes që nga konsolidimi i sektorit të sigurimeve e deri më tash. Rënia e madhe e shitjes ka ndodhur si pasojë e pandemisë COVID-19, pasi që për një kohë jo të shkurtër kompanitë e sigurimeve kishim punuar me orar të limituar, derisa gjatë kësaj periudhe kohore Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve nuk kishin ofruar shërbim fare.

 

Tregu ka rënë për 5,9 %

 

Gjatë periudhës janar – korrik 2020 tregu i sigurimeve ka pasur rënie prej 5.90% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të BQK-së, shihet se volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është zvogëluar me 3,510,243 euro më pak, duke arritur shumën prej 55,946,465 euro. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se numri i kontratave arriti në 438,719, duke shënuar një rënie me 36.59% krahasuar me periudhën e njëjtë janar – korrik 2019. Gjithashtu edhe volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën 53,858,848 euro, duke shënuar një rënie në masën prej 6.19% më pak krahasuar me periudhën janar – korrik 2019. “Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës arriti në 429,144, duke shënuar një rënie në masën 37.30% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë janar – korrik 2019”, thuhet në të dhënat e fundit të BQK-së, raporton “iSIGURIME”.

Rritet tregu i sigurimeve të jetës

Po sipas të dhënave zyrtare të BQK-së, shihet se volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës arriti shumën 2,087,617 euro, duke shënuar rritje në masën 2.04% krahasuar me periudhën e njëjte janar – korrik 209. “Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 9,575, duke shënuar një rritje në masën 29.74% me shumë krahasuar me periudhën e njëjtë janar – korrik 2019”, thuhet më tutje në raport.” Sipas këtij raporti, gjatë periudhës janar – korrik 2020 janë paguar gjithsej 27,020,857 euro dëme ose 2.14% më pak se gjatë periudhës së njëjtë janar – korrik 2019. “Numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar – korrik 2020 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është zvogëluar me 8,383 më pak dhe arriti në 69,853 nga të cilat 69,686 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 167 nga kompanitë e sigurimit të Jetës”.

4,9 milionë euro profit

Ulja e madhe e shpenzimeve, por edhe aplikimi i tarifave të reja të aprovuara nga Banka Qendrore e Kosovës ka ndikuar që gjatë shtatë mujorit të parë të këtij viti sektorit i sigurimeve në vend të përformojë me bilanc pozitiv. Sipas të dhënave të fundit të BQK-së shihet se të gjitha kompanitë e sigurimeve në vend gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti kanë siguruar një profit neto prej 4,9 milionë euro.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com