Drejtori Mazreku ka takuar Udhëheqësin e Divizionit Civil pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë

11:37 / 29 Korrik 2020

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka takuar Udhëheqësin e Divizionit Civil pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Adnan Konushevci si dhe Hasie Abdullahu – Hajdini, ADR Specialist pranë Checchi and Company Consulting, kontraktuar nga USAID.


Në këtë takim, është diskutuar për rëndësinë e trajtimit të kërkesave dhe padive të palëve të dëmtuara me lëndime të lehta në aksidente të komunikacionit përmes procedurës së Ndërmjetësimit, me qëllim të zgjidhjes sa më praktike të çështjeve kontestuese, kompensimit më të shpejtë të palëve dhe uljen e kostos së shpenzimeve të procedurës gjyqësore.
Palët kanë mundësinë që me pajtimin e përbashkët, të fillojnë procedurën e ndërmjetësimit për zgjidhjen e kontesteve për kompensimin e dëmeve ku janë shkaktuar lëndimet e lehta, për çka do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e numrit të lëndëve në gjykatë dhe zgjidhjen e shpejtë të kërkesave.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com