Etika në sigurime– Mirëbesimi dhe transparenca

10:48 / 07 Korrik 2016

Shkruan: Adem Selmani

Në industrin e sigurimeve ekziton një ligj në bazë të cilit funksionojnë sigurimet, e ky është Ligji i numrave të mëdhenjë. Kjo nënkupton se sa më shumë kontrata të sigurimit, mundësia e kompenzimit do të jetë më e mire dhe më efikase, për ata që pësojnë ndonjë dëm, e që është i mbuluar me një police/kontratë të sigurimit. Kurse logjika e ligjit te numrave të mëdhenjë është se jot ë gjithë mund të pësojnë një dëm, në të njejtën kohë, dhe në të njejtën mënyrë si dhe të kenë të njejtën shumë të humbjes nga dëmi.

Pra në procesin  e sigurimit ekzistonë, numri i policave/kontratave të sigurimit, numri i demëve, etj., thjesht çdo gjë është e lidhur me numra. Kurse pas secilit numër është një njeri ose disa njerëz, e ardhmja e tyre, e me të ardhmen edhe vet ekzistenca e tyre, e kjo është diçka që nuk duhet harruar kurrë nga siguruesit. Kur arrihet marrëveshja për të nënshkruart një kontratë, ajo bëhet përmes shtrëngimit të duarve, dhe më pas përmes nënshkrimit, dhe pas këtij shtrëngimi duarsh dhe nënshkrimi ne i japim klientit një premtim, me të cilin i premtojmë/sigurojmë se në rats të ndonjë humbje/dëmi, ne do ta kompenzojmë atë, për shumë e dakorduar në kontratë. Dhe për ta mbajtur këtë premtim, siguruesit duhet të zhvillojnë një biznes të suksesshëm dhe të përgjegjshëm, në mënyrë që të mbajmë premtimin e dhënë klientit.

Përgjegjshmëra në sigurime më tepër shpreh një llojë etike në sigurime, përmes të cilës klienti këshillohet në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithmon duke pasur parasysh kërkesat dhe nevojat me të cilat përballet një klient i caktuar.

Vetëm ata të cilët i kuptojnë kërkesat dhe nevojat e klientit në njërën anë, dhe kur klienti arrinë të kuptojë rëndësin e një produkti të caktuar në sigurime, arrihet mirëbesimi i ndërsjell që është kyç për arritjen e një marrëveshje për një kontratë sigurimi.

Gjatë këshillimit të klientit rol të veqantë luan edhe transparenca, sidomos kur siguruesi arrin që ti shpjegojë në detale të arriturat dhe funksionimin e biznesit, dhe natyrisht mënyrën se si mirren vendimet, duke mos u limituar vetëm në, në pagesën apo refuzimin e një dëmi, që nënkupton se etika, mirëbesimi dhe transparenca në sigurime, janë disa kritere të cilat kur ofrohen nga siguruesit por edhe nga të siguruarit, e bëjnë që të ofrohen edhe shërbime që tejkalojnë kushtet dhe termet e një kontrate të zakonshme të sigurimit.

Prandaj pas gjithë këyre numrave të cilët gjenden në kontratat e sigurimit, duhet të shihet edhe qenia njerëzore, e gatshme nga të dyja palët e kontratës, ku në këtë rast, siguruesi do të ketë mirësjelljen ta dëgjojë klientin, për hallet, brengat, nevojat dhe kërkesat e tij, dhe klienti në anën tjetër duhet të dëgjoj, këshillat praktike të sigurusit të cilat janë shumë të rëndësishme për praktikën e sigurimeve, sidomos në rast të një dëmi. Kjo është etika në sigurime, ku përmes mirëbesimit dhe transparencës së ndërsjellë, arrihet të shmangen humbjet të cilat mund të jenë fatale për ardhmen.

 

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com