Gjykata Kushtetuese, shfuqizon nenin diskriminues të ligjit për Kryqin e Kuq

3:58 / 28 Mars 2019

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përmes një vendimi ka shfuqizuar paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke e konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 % të primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq të Kosovës.

Por, duke e konsideruar si diskriminues, Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta sikurse në Kosovës ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkuese, ku nenin në fjalë nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit e ka konsideruar si të pa vlefshëm.

Në vendimin e Gjykatës i cili sot iu është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të  Kosovës thuhet se Gjykata vendos ta shpall paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës.

Aty më tutje në nenin III thuhet se Gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 Të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi i këtij aktgjykimi.

Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim.

“Ligji për kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë iu kamë ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë.  Nga sot përfundimisht kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë” ka thënë drejtori Mazreku.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN