“Jeta nuk është pjesë e veturës”

9:06 / 24 Tetor 2019

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, nesër (e premte) edhe zyrtarisht nisin fushatën vetëdijesuese për siguri në trafik. Përmes postimeve të publikuara neper rrjete sociale, por edhe ne ueb faqe zyrtareve te tria Institucionet kanë paraparë shumë aktivitete në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës, duke mbyllur kështu kampanjën me 15 nëntor për të shënuar së bashku “Ditën Botërore pa viktima në trafikun rrugor”.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë se Shoqata e Sigurimeve e Kosovës gjatë 12 muajve të vitit organizojnë aktivitete të shumta që për qëllim të vetëm e kanë rritjen e sigurisë në komunikacion.

Ai tregon se së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe ata të Ministrisë së Infrastrukturës fushatën do ta nisin nesër në Universitetin Publik të Gjilanit, duke vazhduar kështu në të gjitha Universitetet Publike në gjithë Kosovës, por edhe në kolegje private e institucione tjera.

Më tutje Mazreku thotë se çdo ditë e më shumë si pasojë e fushatave intensive sensibilizimi është duke u rritur vetëdija e qytetareve ku dhe kemi më pakë aksidente me pasoja fatale.

Përndryshe Shoqata e Sigurime e Kosovës përfaqëson të gjitha kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës / Shoqata e Sigurimeve e Kosovës /

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN