Komiteti i dëmeve

Komiteti i Dëmeve ka në kompetencë analizimin e praktikave gjyqësore në rastet e trajtimit të kërkesave për shpërblimin e dëmit si dhe ato në procedurë administrative dhe unifikimin e praktikave të trajtimit të këtyre kërkesave.

Komiteti i dëmeve poashtu nxit diskutimet për çështjet problematike që hasen në praktikën e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim si dhe kontribuon në gjetjen e zgjidhjeve bashkëkohore për rastet në fjalë.

Në koordinim me komitetin e dëmeve, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës miraton temat që trajtohen në trajnime për ngritjen e kapaciteteve profesionale të trajtuesve të dëmeve dhe specialistëve të tjerë të kësaj fushe.

Në komitetin e dëmeve përfaqësojnë zyrtarët kryesor të dëmeve të siguruesve, nga të cilët zgjedhet kryesuesi i komitetit me mandat një vjeçar.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN