Komiteti i financave

Komiteti i Financave është i autorizuar për vlerësimin e infrastrukturës ligjore lidhur me çështjet financiare të siguruesve, respektivisht zbatimin e rregullativës ligjore në fuqi të miratuar nga organet shtetërore, përfshirë Bankën Qendrore të Kosovës. Përmes komitetit ligjor, anëtarët e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës sigurohen të jenë në zbatim të plotë dhe të drejtë të kërkesave ligjore e rregullative, në raste të caktuara duke propozuar edhe plotësimet e ndryshimet e të njejtave në respektim të standardeve më të larta të kësaj fushe.

Në koordinim me komitetin e financave, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës miraton temat që trajtohen në trajnime për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve kryesor të financave dhe specialistëve të tjerë të kësaj fushe.

Në komitetin e financave përfaqësojnë zyrtarët kryesor të financave të siguruesve, nga të cilët zgjedhet kryesuesi i komitetit me mandat një vjeçar.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN