Komiteti i marketingut

Komiteti i Marketingut sigurohet që të gjithë anëtarët e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës janë duke zbatuar standardet më të larta të kësaj fushe dhe në të njejtën kohë, janë duke ushtruar funksionin e tyre të informimit të drejtë të klientëve lidhur me produktet e sigurimit në kuptim të mbulimit me sigurim si dhe të drejtat dhe detyrimet që lindin nga themelimi i raporteve kontraktuale në sigurime.

Promovimi i trendeve pozitive dhe zhvillimit të industrisë së sigurimeve është ndër detyrat tjera kryesore që ky komitet ushtron.

Në koordinim me komitetin e marketingut, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës organizon prezantime dhe trajnime të ndryshme tek palët e treta siç janë kolegjet, universitetet, bizneset private ku trajtohet zhvillimi i sektorit dhe mundësitë e qasjes në sigurime nga klientët e rinj.

Në komitetin e marketingut përfaqësojnë zyrtarët kryesor të marketingut të siguruesve, nga të cilët zgjedhet kryesuesi i komitetit me mandat një vjeçar.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN