Komiteti i shitjes

Komiteti i Shitjes i themeluar pranë Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka për detyrë hartimin e praktikave të përbashkëta kreative për rritjen e qasjes së klientëve në produktet e sigurimit, ashtu që sa më shumë qytetarë të jenë të mbuluar nga rreziqet potenciale. Modelet e shitjes dhe lehtësimi i marrjes së produkteve të sigurimit janë fokus kryesor i punës së komitetit të shitjes, e cila mundëson edhe zgjerimin e tregut të sigurimeve dhe zhvillimit të sektorit si tërësi.

Në koordinim me komitetin e shitjes, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës organizon trajnime të ndryshme për komunikimin me klientë, prezantimin profesional si dhe mënyrat e praktikat bashkëkohore të ofrimit të produkteve të sigurimit për klientë.

Në komitetin e shitjes përfaqësojnë zyrtarët kryesor të shitjes të siguruesve, nga të cilët zgjedhet kryesuesi i komitetit me mandat një vjeçar.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN