Komiteti ligjor

Komiteti Ligjor ka për detyrë analizimin e ligjeve të aplikueshme në industrinë e sigurimeve si dhe efektet që të njejtat kanë në zbatim nga anëtarët e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës. Poashtu, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës përmes komitetit ligjor inicon ndryshimet e rregulloreve të caktuara të miratuara nga Banka Qendrore e Kosovës dhe jep komentet e saj në rritjen e standardave dhe krjimin e praktikave të mira në fushën e sigurimeve.

Në koordinim me komitetin ligjor, Shoqata e Sigurimeve të Kosovës miraton temat që trajtohen në trajnime për ngritjen e kapaciteteve profesionale të përfaqësuesve ligjor të siguruesve.

Në komitetin ligjor përfaqësojnë zyrtarët kryesor ligjor të siguruesve, nga të cilët zgjedhet kryesuesi i komitetit me mandat një vjeçar.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN