KS EuroSig

Eurosig sh.a. themeluar si Kompani Sigurimesh në aktivitetin e Jo – Jetës që nga i vitit 2000 fillimisht me emrin Dardania dhe duke filluar nga dhjetori i vitit 2015 del në treg me emrin e ri Eurosig sh.a., tërësisht me kapital dhe aksionerë shqiptarë.

Veprimtaria e kompanisë rregullohet në bazë e në zbatim të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe akteve të tjera normative të dala në zbatim të tyre, si dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Kosovës, Departamenti për Mbikqyrjen e Sigurimeve.

Eurosig sh.a., si kompani e konsoliduar në tregun e sigurimeve, është e shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me 8 degë dhe mbi 62 zyre përfaqësimi. Zgjerimi i rrjetit të shitjes, pozicionimi në tregun e sigurimeve me një rritje të ndjeshme dhe relativisht të shpejtë, ka ardhur si rezultat i një pune të vazhdueshme dhe i një stafi të kualifikuar të saj.

Eurosig sh.a. tanimë klasifikohet si kompania me rendimentin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve në Kosovë por edhe në Shqipëri.

Eurosig ofron zgjidhje të përshtatshme të sigurimit që zhvillohen në një botë në ndryshim dhe për këtë qëllim ka në dispozicion personel të aftë e profesionist, dinamik dhe kompetentë të vërtëtë. Ata janë të vëmendshëm ndaj kërkesave tuaja, dinë se çfarë është produkti më favorit për Ju, ndaj dhe do t’Ju ofrojnë këshillat e mundësitë më të mira.

Me Eurosig Ju mund të siguroni automjetin, banesën apo shtëpinë, shëndetin, përgjegjësinë publike dhe profesionale, dhe shumë sigurime të tjera.

Sot, në sajë të një strategjie të integruar të ofertave dhe një modeli unik e inovativ, ju do të jeni në duar të sigurta që do të thotë: besueshmëri, siguri janë gurët e themelit të filozofisë së Eurosig.

 

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanis:
https://eurosig-ks.com/

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN