KS Sigkos

KUALITETI I SHËRBIMEVE
Aktiviteti afarist i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS do te mbeshtetet ne sherbime      kompetente dhe profesionale te sigurimeve, në azhuritetin dhe  diciplinen në punë,  në rrespektin dhe përkrahjen për nevojat e klientit dhe në përmbushjen strikte të obligimeve tona në relacion (raport) me klientin pa e dalluar atë ne bazë të vëllimit të kërkesave dhe potencialit te tij.
Për të arritur që ta permbushim nivelin e shërbimeve tona ndaj klientit, menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë:

– Organizimin e aktivitetit të  Kompanisë në 7 qendrat kryersore në Kosovë
–  Programe të trajnimit të personelit që do të jetë bartës i shërbimeve për
klientët dhe
–  mbrojtje profesionale për klientet

Programi i trajnimit të personelit
Menaxhmenti i Kompanisë së Sigurimeve SIGKOS ka paraparë një program vuliminoz për tërë vitin afarist per trajnimin e personelit, i cili do të bartë, rrespektivisht oforojë shërbime për klientët e SIGKOS-it.
Programi i trajnimit perfshin module të ndryshme duke filluar nga trajnimi i personelit se si duhet të sillet me klientin, si duhet të jetë efikas dhe deri te moduli i trajnimi për këshilla profesionale për mënyrën e prezentimit dhe shitjes së produktit të sigurimit. Personeli i KS SIGKOS do të jetë permanent i gatshëm për çfarëdo këshille lidhur me produktet e sigurimeve për klientët e interesuar.

Mbrojtja profesionale për klientin
Menaxhmenti i KS SIGKOS ka paraparë  edhe organizimin e ofrimit të shërbimeve për klientet e vetë, duke i mbrojtur ata pa shenzime shtesë dhe në  menyrën më të mirë profesionale për kontestet që dalin nga efekte që ka kontrata- polica e sigurimit.
Mbrojtja juridike për klientët do të organizohet duke ju ofruar policen e sigurimit për marrjen e shpenzimeve ligjore për kontestet që dalin nga efektet e policës së sigurimit.

2.PRODUKTET E SIGURIMEVE 
    Kompania e  Sigurimeve SIGKOS do të ofrojë këto produkte të sigurimeve:

  1. Sigurimet e detyrueshme
    –  sigurimin e auto-përgjegësisë: TPL dhe TPL-PLUS
  2. Sigurimet vullnetare
     –    sigurimin kasko dhe kasko të pjesëshme
    –    sigurimin e objekteve ndaj zjarrit, ujit dhe dëmtimeve tjera eventuale,
    –    sigurimin e bizneseve për rreziqet eventuale që mund ta dëmtojnë
    procesin e biznesit,
    –    sigurimin e aksidenteve personale
    –    s sigurimin e përgjegjesisve:
  3.  profesionale
    ii.      Publike
    iii.      Etj.

Për të gjitha produktet SIGKOS do të ju ofrojë shërbme të mbrojtjes juridike klinetëve të vetë përmes sigurimit për shpenzime ligjore. Pra, klientët e SIGKOSIT do të jenë të mbrojtur në menyrën më profesionle për të gjitha kontestet eventuale që dalin nga efektet e dëmeve pë rreziqet të cilat klientet janë të siguruar.

  1. THEMELUESIT E KS SIGKOS
    Kompania e Sigurimeve SIGKOS është e themeluar nga dy aksionare:

 Zt. Hashim Deshishku dhe
Zt. Milazim Zeqiraj

Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë afarist të njohur për ekonominë e Kosovës dhe gëzojne një imazh shumë të mirë me bizneset e tyre.

Zt. Hashim  Deshishku  është pronar  i Kompanisë LESNA ndërsa,
Zt. Milazim Zeqiraj është pronar i KompanisëMCM

Të dy aksionarët e KS SIGKOS janë themeluesit dhe aksionarët kryesor në Banken komerciale  KASABANK.
Suksesi në bizneset e  aksionarëve të KS SIGKOS është garantues për krijimin e mirëbesimit për klientët e KS SIGKOS  që është bazë e filozofisë së afarizmit të sigurimeve për të qenë i sukseshem.

  1. STAFI-  MENAXHMENTI I KS SIGKOS
    KS SIGKOS ka komponuar një staf mirë të shkolluar në aspektin profesional dhe përvoja e tyre e punës vjen në rend të parë nga puna profesionale që kanë berë në vendet e zhvilluar të perëndimit.

 

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanis:
https://sigkos.com

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN