Mazreku dhe Nimani nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

8:51 / 30 Qershor 2020

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe Artan Nimanin, Rektor i Universitetit Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Mazreku ka thënë se qëllimi i memorandumit është ngritja e nivelit të përgjithshëm të studentëve dhe qytetarëve lidhur me industrinë e sigurimeve dhe zhvillimin e saj, produktet e sigurimit dhe të drejtat e detyrimet e tyre që dalin nga kontratat e sigurimit.

“Sot është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Sami Mazreku, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës dhe Artan Nimani, rektor i Universitetit Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Qëllimi i këtij memorandumi është ngritja e nivelit të përgjithshëm të studentëve dhe qytetarëve lidhur me industrinë e sigurimeve dhe zhvillimit të saj, produktet e sigurimit si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre që dalin nga kontratat e sigurimit.
Angazhimi i studentëve përmes punëve praktike në kompanitë e sigurimit ështe një mundësi e mirë për ta, ashtu që të njëjtit të kenë informacione të mjaftueshme për tu bërë pjesë e industrisë dhe për ta zhvilluar më tutje atë”, ka shkruar Mazreku në profilin e vet në”Facebook”.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com