MAZREKU: TREGU I SIGURIMEVE VULLNETARE PO RRITET NGA DITA NË DITË

3:00 / 26 Qershor 2018

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti, kompanitë e sigurimeve në Kosovë kanë shitur 26.652 polica vullnetare të sigurimit, krahasuar me 20.635 sa kishin qenë në janar të vitit 2018 ​ Sami Mazreku, drejtor në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës thotë se tregu i sigurimeve në Kosovës po zhvillohet nga dita në ditë. Sipas tij, kompanitë e sigurimeve po zhvillojnë në masë të madhe produktet e sigurimeve vullnetare e që sipas tij janë shumë të rëndësishme për qytetaret e Kosovës. ​

Sipas tij, kundrejt​ një pagesë minimale të policës së sigurimit vullnetar kompanitë e sigurimeve mbulojnë rreziqe të mëdha.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com