Murtezaj dhe Mazreku biseduan për implementimin e Ligjit për Tatimin e Korporatave

2:41 / 09 Tetor 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilirr Murtezaj ka pritur në takim drejtori Ekzekutiv të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazrekun.

Qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për Tatimin e Korporatave, i cili ka hyrë në fuqi në muajin Gusht të këtij viti. “Në takim z. Mazreku u njoftua nga drejtori i ATK-së, se sipas këtij ligji kompanitë e sigurimit, nga data 5 gusht 2019 e tutje do të deklarojnë dhe paguajnë tatim si çdo person tjetër juridik”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN