Njoftim nga kompanitë e sigurimeve

10:05 / 16 Mars 2020

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Pas vendimeve të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe situatës së krijuar, Shoqata e Sigurimeve e Kosovës është duke i përcjellë për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19.

Në zbatim të rekomandimeve të Qeverisë së Kosovës, të gjitha kompanitë e sigurimeve në vendin tonë janë duke punuar me kapacitete minimale.

Duke qenë se tashmë në tre (3) qytetet si Klina, Vitia dhe Malisheva janë vendosur në karantinë, rrjedhimisht jemi njoftuar se Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve nuk do të punojnë në këto qytete, sikurse kanë njoftuar edhe disa banka komerciale. Andaj lusim qytetaret që sa më shumë që munden t’i eliminojnë punët nëpër sportele ndërsa lidhur me shërbimet e sigurimit në këto tre (3) qytete, njoftojmë qytetarët se nuk do të ofrohen shërbime të sigurimeve.

Në qytetet tjera kompanitë e sigurimeve do të vazhdojnë të operojnë me kapacitete minimale, deri në njoftimin e radhës, e gjithmonë duke zbatuar rekomandimet dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Iu lusim qytetaret që të shfrytëzojnë shërbimet alternative për të kryer shërbimet e tyre.

Kyçu direkt ne webfaqen e kompanisë “Kosova e Re”:
https://kosovaere.com

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “SIGMA”:
https://sigma-ks.net

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Prisig”:
http://prisig-ks.com/

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Scardian”:
https://www.scardian.com

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Illyria”:
https://www.illyriainsurance.com

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Dukagjini”:
http://dukagjiniks.com/

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Sigal Uniqa Group”:
https://sigal-ks.com/

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Siguria”:
https://www.ks-siguria.com

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Elsig”:
https://kselsig.com/

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Eurosig”:
https://eurosig-ks.com/

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Sigkos”:
https://sigkos.com

Kyçu direkt ne webfaqen e Kompanisë “Illyria Life”:

https://www.illyrialife.com

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com