Numri i kontratave u rrit për 11,6 %

7:06 / 24 Gusht 2019

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) gjatë periudhës janar maj 2019, numri i kontratave mes kompanive të sigurimit dhe qytetarëve ka arritur në 401.278, e që në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi një rritje prej 11,6%

iSIGURIME

Fillim viti 2019 ka shënuar rezultate pozitive për industrinë e sigurimeve në Kosovë. Vetëm gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), numri i kontratave mes kompanive të sigurimit dhe qytetarëve ka arritur në 401.278, që në raport me periudhën  e njëjtë të vitit paraprak kemi një rritje prej 11,6 %, rritje kjo dukshëm më e lartë se sa ka ndodhur në periudhat e njëjta të viteve paraprake. Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare shihet se nga ky numër 169,861 janë policia obligative, 94,915 janë polica kufitare e derisa numri i policave vullnetare për herë të parë ka pasur një rritje enorme prej rreth 30 për qind, duke arritur në 136.502.

Po zhvillohet sektori

Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thotë se numri i policave të sigurimeve po pëson rritje të konsiderueshme, sipas tij kjo është duke ndodhur sepse kompanitë e sigurimeve çdo ditë po rrisin produktet e tyre inovative, sidomos ato të sigurimit vullnetar. “Kompanitë e sigurimeve janë duke ndjekur trendin e zhvillimit sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane. Gjatë muajve të parë të këtij viti referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës kemi rritje të konsiderueshme të policave vullnetare, por besoj se rritja në muajt në vazhdim do të jetë edhe më madhe. Kjo rritje po ndodh edhe për shkak të vetëdijesimit të vazhdueshme të qytetareve rreth përfitimeve të shumta që për ta  ofron një policë e sigurimit”, ka thënë drejtori Mazreku. Sipas tij, çmimet e policave janë tejet minimale, në raport me mbulueshmerinë financiare prej 1 milionë euro sa e ka ajo në vendin tonë. “Ta zëmë një policë e sigurimit obligative që qytetaret mund ta blejnë në një kompanie të sigurimeve prej rreth 100 euro, ka mbulueshmëri deri në 1 milionë euro. Është për tu habitur se shuma e mbulueshmërisë së policës është ngritur në mënyrë ekstreme deri sa çmimi i policave vazhdon të jetë i njëjtë sikurse para një dekade” ka thënë ai.

39 milionë euro të hyra

Rritja e vazhdueshme e policave ka ndikuar edhe në rritje e të hyrave. Sipas të dhënave zyrtare të BQK-së të hyrat e kompanive të sigurimit gjatë pesë muajve të parë të këtij viti ishin 38,7 milionë euro, nga 36 milionë euro sa ishin gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

“Gjatë periudhës janar-maj 2019 të hyrat nga TPL-ja janë 20,3 milionë euro, të hyrat nga polica kufitare janë 1,9 milionë euro, deri sat ë hyrat nga sigurimet vullnetare janë 16,6 milionë euro” thuhet në raportin e BQK-së

 

 Periudha                              Total             TPL               Kufitare       Të tjera

Janar – Maj 2019               401.278        169.861        94.915          136.502

Janar – Maj 2018               359.364        164.101        89.517          105.746

Janar – Maj 2017               339.901        154.735        87.91             97.256

Janar – Maj 2016               317.914        149.241        80.162          88.511

Janar – Maj 2015               363.966        134.801        145.299        83.866

 

FAKT:

29 % është rritur numri i policave vullnetare gjatë periudhës janar-maj 2019 në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak

FAKT:

38,7 milionë euro janë të hyrat që kompanitë e sigurimeve kanë realizuar nga shitja e policave gjatë pesë muajve të parë të këtij viti

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN