Po zhvillohet sektori

7:07 / 24 Gusht 2019

Sami Mazreku, drejtor i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thotë se numri i policave të sigurimeve po pëson rritje të konsiderueshme, sipas tij kjo është duke ndodhur sepse kompanitë e sigurimeve çdo ditë po rrisin produktet e tyre inovative, sidomos ato të sigurimit vullnetar.

“Kompanitë e sigurimeve janë duke ndjekur trendin e zhvillimit sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane. Gjatë muajve të parë të këtij viti referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës kemi rritje të konsiderueshme të policave vullnetare, por besoj se rritja në muajt në vazhdim do të jetë edhe më madhe. Kjo rritje po ndodh edhe për shkak të vetëdijesimit të vazhdueshme të qytetareve rreth përfitimeve të shumta që për ta  ofron një policë e sigurimit”, ka thënë drejtori Mazreku. Sipas tij, çmimet e policave janë tejet minimale, në raport me mbulueshmerinë financiare prej 1 milionë euro sa e ka ajo në vendin tonë.

“Ta zëmë një policë e sigurimit obligative që qytetaret mund ta blejnë në një kompanie të sigurimeve prej rreth 100 euro, ka mbulueshmëri deri në 1 milionë euro. Është për tu habitur se shuma e mbulueshmërisë së policës është ngritur në mënyrë ekstreme deri sa çmimi i policave vazhdon të jetë i njëjtë sikurse para një dekade” ka thënë ai.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com