Risitë në sektorin e sigurimeve

7:23 / 24 Gusht 2019

Guvernatori i BQK-së thotë se Ligji Mbi Korporatat dhe shfuqizimi i pagesës për Kryqin e Kuq do ta ndihmojnë shumë sektorin e sigurimeve, i cili, sipas tij, mbetet një sektor shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Trajtimi i drejtë i sektorit të sigurimeve lidhur me detyrimet dhe pagesat për Kryqin e Kuq dhe mënyrës së tatimimit do të mundësojë përforcimin e mëtejmë të pozicionit financiar të siguruesve, që nënkupton edhe kapacitete më të mëdha për përmbushjen e detyrimeve ndaj policëmbajtësve dhe zhvillimit të produkteve të reja në treg”, ka thënë Mehmeti. I pari i BQK-së pret që viti 2019 dhe vitet që pasojnë të ketë shumë përmirësime në industrinë e sigurimeve duke filluar nga përmirësimi i shërbimeve të tyre, përkatësisht pagesa e dëmeve, zhvillimin e produkteve të reja si dhe përmirësim e performancës së tyre financiare.

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN