Shoqata e Sigurimeve të Kosovës është duke e mbajtur trajnimin profesional me temën “Mashtrimet ne Sigurime”

1:17 / 19 Shkurt 2020

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës është duke e mbajtur trajnimin profesional me temën “Mashtrimet ne Sigurime.”

Me qëllim të informimit sa më të mirë Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka angazhuar Qendrën trajnuese nga Bullgaria “Center Pro”.

Trajnimi është duke u mbajtur dhe pjesëmarrësit janë nga departamenti Ligjor, departamenti i dëmeve. Pjesëmarrës në këtë takim të rëndësishëm janë edhe auditor nga të gjitha kompanitë e sigurimeve.

Temat të cilat do të shtjellohen janë : Kuadri Rregullator I Bashkimit Evropian Masat themelore për parandalimin dhe kundërveprimin e mashtrimit të sigurimeve në Bashkimin Evropian Masat themelore për parandalimin dhe kundërveprimin e mashtrimit të sigurimeve në Bashkimin Evropian – shembuj në fushën e Sigurimeve të Pasurive të Paluajtshme.

 

 / Shoqata e Sigurimeve të Kosovës /

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com