Sipas nenit 14 pika 5 të Rregullores për Licensimin e Ndërmjetësuesve në Sigurime, të gjithë ndërmjetësuesit në sigurime janë të obliguar të ndjekin trajnimin – edukimin e vazhdueshëm profiesional dhe atë :
Së paku 10 orë trajnim profesional brenda një viti kalendarik, për të gjithë agjentët të cilët janë të licensuar për të ushtruar aktivitetin e tyre si agjentë të sigurimeve, dhe
Së paku 20 orë trajnim profesional brenda vitit kalendarik, për të gjithë brokerët të cilët janë të licensuar për të ushtruar aktivitetin e tyre si broker të sigurimeve.
Tema e trajnimeve të vazhdueshme profesionale për çdo vit përzgjidhet në bashkpunim me BQK, dhe konform nevojave të tregut të sigurimeve respektivisht ndërmjetësuesve të sigurimeve.
Orarin dhe vendin e trajnimeve të vazhdueshme profesionale e përpilon-cakton Shoqata e Sigurimeve me njoftim paraprak të BQK-së. Ky orar përpilohet duke ju përshtatur ndërmjetësuesve të sigurimeve.
Vareësisht nga tema e përzgjedhur për trajnimet e vazhdueshme profesionale, Shoqata e Sigurimeve mund të angazhojë ligjërues nga jashtë, të cilët janë profesionist në fushën e temës e cila është përzgjedhur nga Shoqata për këto trajnime.
Pas kryerjes së trajnimeve të vazhdueshme profesionale, Shoqata e Sigurimeve lëshon certifikatën për të gjithë ndërmjetësuesit e sigurimeve, si dëshmi se kandidatët e tyre kanë kryer me sukses trajnimin e vazhduëshëm professional për vitin përkatës.