Trajnimet per Licensim

3:47 / 19 Shtator 2019

Përmes kapitullit të manualit të trajnimeve shtjellohen procedurat e trajnimeve dhe provimit për të gjithë kandidatët të cilët dëshirojnë të licensohen si ndërmjetësues të sigurimeve, për kompanitë e sigurimeve apo edhe si njdërmjetësues të pavarur të sigurimeve.

Në pajtim me rregulloren e BQK për licensimim e ndërmjetësuesve në sigurime, qdo kandidat I cili ka synim licensimin e tij si ndërmjetësues në sigurime, duhet të ndjek trajnimin për licensim, I cili organizohet dhe mbahet nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës.

Trajnimet mbahen në dy grupe :

Trajnimet për të gjitha klasat përfshirë sigurimin e jetës, ky trajnim zgjatë 5ditë pune
Trajnimet për klasa specifike (p.sh. Klasa nr.18 – Sigurimi I asistences, apo siç njihet ndryshe sigurimi I Shëndetit në Udhëtim), trajnimi zgjatë 2-3 ditë pune.
Pas trajnimit kandidatët I nënshtrohehn provimit I cili po ashtu organizohet nga Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në bashkpunim me BQK – Bankën Qëndrore të Kosovës

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com
AL / EN