Vetëm 13,523 polica u shiten gjatë muajit prill

7:29 / 21 Shtator 2020

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), gjatë muajit prill të këtij viti shihet se të gjitha kompanitë e sigurimeve së bashku kanë shitur vetëm 13,523 polica obligative sigurimi. Krahasuar me të dhënat paraprake shihet qartë se ky është numri më i vogël i shitjes që nga viti 2003 e këndej

Vetëm 13,523 polica sigurimi obligative i kanë shitur të gjitha kompanitë e sigurimit gjatë muajit prill të këtij viti. Në bazë të të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës të cilat i ka siguruar “iSIGURIME” shihet qartë se ky është numri më i vogël i policave të shitura që nga viti 2003 e këndej.

Duke iu referuar këtyre të dhënave shihet se gjatë muajit korrik të këtij viti të gjitha kompanitë e sigurimeve së bashku kanë shitur 36,192 polica sigurimi, që në raport me muajin paraprak ka një rënie prej 11,77 %.

Gjatë muajit qershor të vitit 2020 kompanitë e sigurimeve kanë shitur 41,018 polica, apo 35,76 % më shumë krahasuar me muajin paraprak.

Ndërsa gjatë muajit maj janë shitur 30,214 polica apo 123,43 % më shumë krahasuar me muajin paraprak. Gjithashtu gjatë muajit prill kompanitë e sigurimeve kanë shitur 13,523 polica obligative apo 22,28 % më pak në raport me muajin paraprak.

Gjatë muajit mars janë shitur 17,400 polica apo 42 % më pak në raport me muajin paraprak, gjatë muajit shkurt 2020 janë shitur 30,002 polica apo 18,65 % më shumë se sa në muajin janar, si dhe gjatë muajit janar 2020 janë shitur 25,287 polica, apo 11,94 % më pak se sa në muajin paraprak, pra dhjetor 2019.

 

Rreth Nesh

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës – është themeluar në Prill të vitit 2002, në bazë të marrëveshjes së Kompanive të Sigurimit të cilat janë të liçensuara për ta ushtruar aktivitetin e tyre të Sigurimeve në Kosovë.

Adresa

Sheshi Nene Tereza, 34/3 Prishtine 10000 Republika Kosovës (038) 225 678 info@shs-ks.com